Reagime pas pezullimit të dialogut SHBA-Kosovë, DW: Momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve

Reagime pas pezullimit të dialogut SHBA-Kosovë, DW: Momenti më i rëndë në marrëdhëniet mes dy vendeve

Në Kosovë pati reagime të ashpra pas vendimit të SHBA-së që të pezullojë dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, veprime këto të cilat, sipas SHBA-së, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu keqardhje dhe tha se është e shqetësuar thellë për vendimin e SHBA-ve për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën. Osmani tha se “çështja e aleancës me SHBA-në është çështje strategjike që kërkon unitet politik dhe angazhim të të gjithëve në Kosovë”. “Qytetarët e Kosovës e dinë se liria e tyre u bë realitet edhe me ndihmën vendimtare të SHBA-së dhe se pa këtë miqësi historike nuk do të kishim arritur...