Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga “djalli” i korrupsionit tek ‘Dielli’ digjital, mediat ndërkombëtarë jehonë eksperimentit të Ramës, a mundet vallë..
Krijimi i Diellës, ministres së parë shqiptare të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, ka bërë bujë në mediat italiane. “Corriere della Sera” i ka kushtuar një artikull të gjatë fenomenit, duke e përshkruar si një zgjedhje “futuristike dhe të pazakontë” të kryeministrit Edi Rama. Sipas prestigjiozes italiane, Diella, ka marrë një nga portofolët më delikatë: tenderat publikë, të cilët prej vitesh konsiderohen si burimi më i madh i korrupsionit në Shqipëri. “Corriere della Sera” vëren se Shqipëria ka njohur rritje të qëndrueshme ekonomike që prej vitit 2015, përveç ndërprerjes së shkaktuar nga pandemia në vitin 2020. FMN parashikon një rritje prej 3,5% të PBB-së në vitin 2025, një zhvillim që reflektohet qartë në kantieret, ndërtesat dhe infrastrukturën e re në mbarë vendin. Por gazeta italiane thekson...