Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Eurobasket 2025/ Gjermania dhe Turqia në finale për kurorën e kampiones së Europës
13 Shtator 2025 9:21 Telesport Gjermania dhe Turqia janë dy ekipet finaliste të Kampionatit Europian të Basketbollit për meshkuj (Eurobasket 2025). Skuadra gjermane mundi 98-86 Finalndën, surprizën e këtij eventi, sfidë ku Schroder dhe ëagner udhëhoqën skuadrën drejt triumfit. Për Gjermaninë kjo është finalja e tretë e një Europiani. Gjermania ka mundësi që të shkruajë historinë, duke u bërë ekipi i katërt që fiton radhazi Botëror e Europian. Ata janë kampionët e botës në fuqi. Përballë tyre është Turqia, që mundi me lehtësi 94-68 Greqinë në derbin ballkanas. Mbrojtja e fortë e skuadrës turke bëri diferencën, duke mos i lënë shumë hapësira edhe Antetokounmpo. Për Turqinë u dalluan Sengun e Osmani, një dyshe që bëri diferencën në parket. Kombëtarja turke rikthehet në finale e një...