Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rudina Hajdari kujton të atin në 27-vjetorin e vdekjes: Më ka përndjekur dyshimi, kush kishte dorë në vrasjen tënde
Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit. Në një dedikim të ndarë në rrjetet sociale, ajo përshkruan boshllëkun që la humbja e babait në moshë të vogël, dhimbjen që nuk është zbehur me kohën dhe përpjekjen për të jetuar një jetë që do ta bënte atë krenar. Kujtimi i Azemit, siç shkruan Rudina, mbetet një udhërrëfyes i heshtur në çdo hap të jetës së saj. Reagimi i plotë Të humbasësh një prind është pa dyshim një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë njeriu në këtë jetë. Është një dhimbje e pashmangshme, që herët a vonë troket në derën tonë. Mund ta kemi menduar, mund të kemi përgatitur veten në...