Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Tjetër lajm i mirë, Shqipëria nuk ndalet”/ Rama: Të martën hapim 4 kapituj të tjerë të negociatave
Të martën, më 16 shtator, Presidenca Daneze e Bashkimit Europian do të presë në Kopenhagë një takim të rëndësishëm me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, ku Shqipëria pritet të hapë edhe 4 kapituj të rinj në negociatat për anëtarësim në BE. Këta kapituj do t’i shtohen 24 kapitujve të hapur gjatë 11 muajve të fundit një ritëm që përfaqëson një rekord në historinë e procesit të zgjerimit të unionit. Sipas Kryeministrit Edi Rama, në reagimin e tij në Facebook, në qendër të negociatave janë fusha të rëndësishme si Agjenda e Gjelbër, Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, duke e cilësuar këtë si një “gur kilometrik” në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në vitin 2030. Edi Rama: TJETËR LAJM I...