Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.