Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            85 vite pas Riza Lushtës, një tjetër shqiptar ka pritshmëri të mëdha tek Juventusi
                            Adriatik BALLA Të paktë janë lojtarët e mëdhenj shqiptarë që kanë luajtur në klubet elitare të Serisë A, e që kanë bërë karrierë të spikatur. Vitet e fundit Berat Gjimshiti te Atalanta, Elseid Hysaj te Napoli e Lacio, Kristian Asllani te Interi e ndonjë tjetër kanë mundur të spikasin me fanellat e ekipeve të tyre, por famën që pati Riza Lushta 85 vjet më parë me Juventusin nuk e ka asnjëri prej këtyre sot. Gjithsesi, një lëvizje befasuese në merkaton e kësaj vere, ku një shqiptar që bën futboll teknik u prezantua tek Juventusi, me pasaportë shqiptare, tregon se Lushta mund të përsëritet pas gati një shekulli. Duhet theksuar se marrëveshja midis Shqipërisë dhe Italisë, respektivisht e dy federatave të futbollit, u njeh të drejtën...