Shqipëria abstenon në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me dy shtetet Izrael dhe Palestinë. SHBA voton kundër dokumentit

Shqipëria abstenon në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me dy shtetet Izrael dhe Palestinë. SHBA voton kundër dokumentit

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, pa përfshirjen e Hamasit. Teksti u miratua me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe aleatin e tij kryesor, Shtetet e Bashkuara dhe 12 abstenime. Ai dënon qartë Hamasin dhe kërkon dorëzimin e armëve të tij. Shqipëria ka mbajtur një pozicion neutral gjatë këtij votimi duke abstenuar. Edhe pse Izraeli ka kritikuar organet e OKB-së për gati dy vjet për mungesën e dënimit të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, deklarata e paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite nuk lë asnjë paqartësi. E quajtur zyrtarisht “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së...