Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit

Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit

Arrestimi i një eksportuesi së bashku me dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Berat, pas bllokimit të një ngarkese me 8 ton domate në Kroaci për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ka shkaktuar frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit e tjerë. Në Roskovec, grumbulluesit shprehen se deri më tani nuk kanë pasur ngarkesa të kthyer apo bllokuar, por rreziku mbetet i lartë. “Si fillim i bëjmë një thirrje gjithë faktorëve kryesor të cilët janë fermerët që të kenë shumë kujdes në përdorimin e pesticideve ushqyesve së bimës së tyre i bëjmë thirrje gjithashtu edhe agronomëve që tu qëndrojnë afër fermerëve t’i ndihmojnë dhe tu mësojë atyre së çfarë dhe si ti përdorin këto ingriendient. Çdo fermer dëshiron rendiment dhe...