Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Qaj çdo ditë”, vajza e 40-vjeçarit që vrau gruan në Volos: Është shumë e vështirë të jetosh pa prindër
Vrasja e 36-vjeçares Mariola Nakoleci në Volos në gusht tronditi të gjithë komunitetin grek. Burri i saj 40-vjeçari Pandeli Nakoleci e vrau atë në hyrje të pallatit, ndërsa tre fëmijët e mitur të çiftit ishin afër kur policia mbërriti në vendngjarje. Sot, vajza e madhe e çiftit, Anastasia, foli për krimin, duke deklaruar se “të dy janë fajtorë” sepse “na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne”, duke vënë në dukje se “është shumë e vështirë të jetosh pa nënë dhe baba”. “Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në rrugë, nuk menduan fare për ne. Nëna ime kishte një mik, babai im ishte xheloz dhe kjo është arsyeja pse ndodhi sherri. “Ky burrë po fliste me nënën time, mendoj se kishin qenë...