Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Haradinaj: Pezullimi i dialogut nga SHBA, ditët më të errëta të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të errëta në historinë e vendit.Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, duke e akuzuar për sjellje të papërgjegjshme dhe destruktive që e kanë çuar Kosovën drejt një krize të thellë.“Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet. Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën”, ka...