“Tirana ka potencial të presë evente të mëdha”

“Tirana ka potencial të presë evente të mëdha”

Flet Anyla Pula, themeluese e AP Connection Team Mbi 15 mijë persona morën pjesë në koncertin e Keinemusik në Tiranë, mes tyre rreth 7 mijë turistë nga rajoni dhe vende të tjera, duke e kthyer eventin në një nxitje konkrete për turizmin dhe ekonominë e kryeqytetit.“Ky sukses tregon se Shqipëria ka potencial për të organizuar evente të nivelit ndërkombëtar”, nënvizon Anyla Pula, nga AP Connection Team, një prej organizatoreve të koncertit. Si e vlerësoni organizimin e koncertit dhe sa ishte pjesëmarrja?Organizimi i eventit Keinemusik në Tiranë shkoi shumë mirë, madje përtej pritshmërive tona.Pavarësisht disa incidenteve të vogla logjistike – që janë të zakonshme në koncerte të mëdha me pjesëmarrje masive – gjithçka u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm.Për shembull, edhe në evente ndërkombëtare si Brunch Elektronik në...