Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
                            Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Por në vend të fletëve të votimit demokratët kanë hedhur në kuti pankartat me slogane kundër qeverisë. Kreu i grupit të PD, Bardhi deklaroi para votimit se kjo shumicë nuk ka legjitimitet, teksa lëshoi akuza dhe ndaj Niko Peleshit, duke e cilësuar atë si mik të Klodian Zotos. “Kjo shumicë nuk ka legjitimit për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Kjo është njësoj si të vesh Klodian Zoton. Me këtë propozim po na tregoni se filozofia juaj është krim, vjedhje, korrupsion. Ne nuk marrim pjesë në votim”, tha Bardhi.