“Nga prilli 2024 kemi kërkuar hetim të thelluar”,Kalaja zbulon skemën: Ja si po manipulohet hetimi për gjyqtaren Gjoka

“Nga prilli 2024 kemi kërkuar hetim të thelluar”,Kalaja zbulon skemën: Ja si po manipulohet hetimi për gjyqtaren Gjoka

Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, thotë se nga institucionet e drejtësisë është krijuar një skemë e mirëfilltë për të amnistuar gjyqtaren Irena Gjoka ose siç e quan ajo, Irena me shumë mbiemra. E ftuar në një intervistë në një emision televiziv, Kalaja tha se PD ka ngritur zyrtarisht shqetësimin që në prill të vitit 2024, duke kërkuar një hetim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme, por institucionet kanë treguar mungesë vullneti dhe përgjegjësie. Kalaja theksoi se PD ka depozituar kallëzime penale në SPAK, ka bërë kërkesa në ILD dhe Prokurori, por edhe pas publikimeve të mediave ndërkombëtare mbi çështjen, reagimi ka qenë minimal.Adriana Kalaja: Siç e kemi diskutuar, që prej prillit të vitit 2024, PD i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme pasi...