Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Seanca e betimit të deputetëve përmes fotove, të qeshura, protesta, pankarta, lapsuse dhe incidente në Kuvend
Deputetët e legjislaturës së 11-të të Kuvendit kryen betimin në seancën që zgjati dy orë këtë pasdite dhe që u drejtua nga deputeti Vasil Llajo. 138 deputetë bënë betim në Kuvend, 72 prej të cilëve ishin pjesë e këtij procesi për herë të parë. Emocionet ishin të dukshme për ligjvënësit që hapin një kapitull të ri në karrierën e tyre, duke përfaqësuar qytetarët që i votëbesuan. Ndërkohë, kreu i kreu i PSD-së, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kishin dërguar kërkesën për t’u tërhequr nga mandati, ndaj nuk ishin të pranishëm në sallë. Pas betimeve që u bënë në qetësi, pika tjetër ishte votimi i fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Opozita nisi të protestojnë, të nxjerrë pankarta dhe të bëjë zhurmë. Demokratët u shprehën kundër zgjedhjes...