Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nga 1 Nëntori, Kosova ndalon qarkullimin mbi 3 muaj të automjeteve me targa të huaja, masa prek serbët në veri
foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj. Ky vendim pritet t’i prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë. Një pjesë e qytetarëve, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndaluar targat serbe me shkurtesa të qyteteve të Kosovës – si KM (Mitrovica e Kosovës), PR (Prishtina) e të ngjashme – i kanë riregjistruar automjetet në ndonjë qytet të Serbisë dhe kanë qarkulluar me autorizim. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se një gjë e...