Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbahet seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?
Nga 140 deputetë që morën mandatin nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, 5 prej tyre nuk u betuan në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë. Në seancën e së premtes, munguan 3 deputetë nga grupi parlamentar demokrat, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Jozefina Topalli. Burime thanë se Bylykbashi dhe Vokshi ndodhen në një takim të Partive Popullore Evropiane ndërsa deputetja Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve të saj. Dy deputetët e tjerë që munguan në seancën e konstituimit të Kuvendit, I përkasin Partisë Socialdemokrate. Ata do të zëvendësojnë Tom Doshin, kreun e PSD dhe Sabina Jorgo, të cilët kanë hequr dorë nga mandati dhe në vend të tyre do të futen në Kuvend Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta...