Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ç’ndodhi në Kuvend? Prapaskenat, puthje e përqafime me Peleshin pasi zgjidhet kryetar i Kuvendit,Rama shtrëngon duart..
Seanca e parë e Kuvendit për legjislaturën e re, e mbajtur këtë 12 shtator, nuk ishte vetëm arenë debatesh dhe përplasjesh politike. Pas zgjedhjes së Niko Peleshit si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, kolegët e tij socialistë e uruan me puthje, përqafime dhe shtrëngime duarsh, duke e shoqëruar me një atmosferë festimi në sallë. Në një prej këtyre momenteve, Kryeministri Edi Rama u pa duke shtrënguar duart dhe shkëmbyer buzëqeshje me deputeten Zegjine Çaushi, një prej figurave të reja në grupin parlamentar të PS-së. Po ashtu, ra në sy deputetja e re nga Elbasani, Sara Mile, e cila shfaqej e buzëqeshur dhe pozitive në nisjen e mandatit të saj të parë parlamentar.