Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pajtimi “i madh” me Kurtin, analistët: Osmani po bën llogaritë në përfundim të mandatit
Pas një periudhe me dallime në qëndrime ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti duket se ka ndodhur edhe pajtimi. Osmani dhe Kurti tashmë situatën me konstituuimin e Kuvendit e shohin në këndvështrimin e njëjtë duke u pozicionuar kundër Listës Serbe që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pozitën e nënkryetarit të Parlamentit që i takon komunitetit serb. Ky pajtim nuk shihet si rastësi në Prishtinë pasi analistët mendojnë se Osmani ka filluar të mendojë për të ardhmen e saj politike. “Ky është një pajtim i bazuar në kalkulime politike të zonjës presidente dhe tani deputetit Albin Kurti në mënyrë që nëse shkohet në zgjedhjet e ardhshme kjo ka filluar t’i rregullojë raportet e veta, ka qëllime të kthehet përsëri në...