Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
U mbajt seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?
Nga 140 deputetë që morën mandatin nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, 5 prej tyre nuk u betuan në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë. Në seancën e së premtes, munguan 3 deputetë nga grupi parlamentar demokrat, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi dhe Jozefina Topalli. Bylykbashi dhe Vokshi ndodhen në një takim të Partive Popullore Evropiane ndërsa deputetja Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme për shkak të angazhimeve të saj. Dy deputetët e tjerë që munguan në seancën e konstituimit të Kuvendit, I përkasin Partisë Socialdemokrate. Ata do të zëvendësojnë Tom Doshin, kreun e PSD dhe Sabina Jorgo, të cilët kanë hequr dorë nga mandati dhe në vend të tyre do të futen në Kuvend Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ka...