Bardhi i tregon prangat Ramës gjatë debatit në Kuvend: McGonigal po të pret

Bardhi i tregon prangat Ramës gjatë debatit në Kuvend: McGonigal po të pret

Gjatë një momenti kur mikrofonat ishin të fikur, u dëgjua një shkëmbim fjalësh mes tyre. Bardhi iu drejtua Ramës me sarkazëm: “Charles, si je? Po të pret McGonigal…” Ironia kishte të bënte me skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Opozita ka akuzuar shpesh Ramën për lidhje të dyshimta me këtë çështje. Rama reagoi shkurt, duke thënë me përçmim: “Leh, leh…” Pjesa tjetër e debatit mbeti e paqartë, pasi nuk u regjistrua nga mikrofonët.