“Votova kundër”/ Deputeti, Tritan Shehu komenton pse doli kundër grupit: Refleksi i votimit

“Votova kundër”/ Deputeti, Tritan Shehu komenton pse doli kundër grupit: Refleksi i votimit

Deputeti i PD, Tritan Shehu i pyetur pse nuk iu bind vendimit të grupit të PD për të mos votuar kryetarin e ri të Kuvendit, është justifikuar duke thënë se shkoi dhe votoi pa vetëdije, thjesht si refleks. “Votova kundër, refleksi i votimit”, tha deputeti demokrat Tritan Shehu. I pyetur nga gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, se përse nuk pati koordinim mes deputetëve të PD të cilët nuk shkuan fare për të marrë fletët e votimit, kreu i PD, Sali Berisha e shpjegoi si keqkuptim komunikimi.