Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë me vota 84 pro dhe 3 kundër

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë me vota 84 pro dhe 3 kundër

Me 84 pro dhe 3 kundër, Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Ndërkohë opozita zgjodhi që në vend të fletëve të votimit në kuti, të vendoste pankarta që kishin marrë me vete ne sallë, me përjashtim të Tritan Shehut i cili zgjodhi të marrë pjesë në proces, duke votuar. Në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit ishin 138 deputetë në sallë të cilët bënë më herët betimin, ndërsa dy të zgjedhur e PSD në zgjedhjet e 11 majit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati pak minuta para betimit. Në votim morën pjesë 87 deputetë. Pak para nisjses së votimit për kryertarin e ri të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi...