Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati
Mediat amerikane kanë bërë me dije se personi i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk është identifikuar si Tyler Robinson, 22-vjeç, me banim në Utah. Lajmi u konfirmua fillimisht nga Presidenti Donald Trump gjatë një interviste live në “Fox & Friends”, ku tha se “me një shkallë të lartë sigurie” i dyshuari ndodhet tashmë në pranga. Ai shtoi se “dikush shumë pranë” Robinson-it e ka dorëzuar në polici. Ndërsa mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se ka qenë i ati që e dorëzoi djalin e tij në polici pasi ai i rrëfeu gjithë ngjarjen. Trump gjithashtu u shpreh se për këtë ngjarje të rëndë duhet të shqyrtohet dënimi me vdekje, duke nënvizuar se “të gjithë bënë një punë të shkëlqyer” në kapjen e të...