Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Besimin e dhënë e pranoj me përulësi”, Peleshi flet si kryetar Kuvendi, Berisha: Ai njeri ka 5 dosje korrupsioni
Me 84 vota pro dhe 3 kundër, Niko Peleshi u zgjodh pasditen e kësaj të premteje, 12 shtator, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Peleshi tha se ky post ishte “një nder e përgjegjësi e madhe”, të cilin e pranonte me përulësi dhe përkushtim. “Të dashur qytetarë të Shqipërisë, Të nderuar ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të institucioneve të pavarura. Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë. Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit, është një nder e përgjegjësi e madhe, të cilin e pranoj me përulësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës në parlament, dijet dhe energjitë e mia do të vijnë në shërbim të këtij Kuvendi, të Shqipërisë, qytetarëve. Jam...