Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Lapsusi i deputetit të PS “shkrin” së qeshuri të gjithë Kuvendin, çfarë ndodhi në seancën e parë
Ka rinisur Kuvendi i Shqipërisë me betimin e 140 deputetëve. Por, gjatë seancës së parë të Legjislacionit të ri nuk kanë munguar as batutat. Vasil Llajo, që kryesonte seancën, teksa po lexonte emrat e deputetëve për betim bëri një lapsus. Ai po lexonte emrin e Tërmet Peçit, i cili tha “betohem”, e më pas Llajo vijoi përsëri me emrin e radhës i cili ishte demokrati Tomor Alizot, të cilin Llajo e lexoi Tërmet Alizoti. Deputetët “shpërthyen” në të qeshura. Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet. /vizionplus.tv