Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat
Policia Bashkiake e Tiranës thotë se ka nisur aksionin për të hequr nga rrugët makinat e braktisura prej kohësh, të cilat kanë zënë hapësira publike dhe krijojnë vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Policia Bashkiake Tiranë, përmes një njoftimi, informon që të gjithë qytetarët t’i largojnë vetë këto mjete ose do të hiqen prej tyre me karroatrec, duke nisur kështu procedurat administrative. Braktisja e makinave rrugëve të Tiranës është shqetësim i mbartur për kryeqytetin. Edhe pse Bashkia në bashkëpunim me policitë rrugore dhe atë bashkiake kanë premtuar prej vitit 2018 heqjen e të gjitha makinave të braktisura prej hapësirave publike, asgjë nuk ka ndodhur dhe problemi është përkeqësuar. Njoftimi i Policisë Bashkiake Tiranë: Policia Bashkiake Tiranë ka nisur procesin e njoftimit për mjetet e braktisura, të cilat...