Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Drejtoria e Burgjeve: Dumani në gjendje të stabilizuar, ja kush ia solli frutat e detit në qeli

Po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët/ Drejtoria e Burgjeve: Dumani në gjendje të stabilizuar, ja kush ia solli frutat e detit në qeli

nuredin dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ndodhet në gjendje të stabilizuar pak ditë pasi përfundoi në urgjencën e QSUT pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Drejtori e Burgjeve ka konfirmuar për Dosja.al., se Dumani u dërgua në urgjencë më 6 shtator në gjendje të pavetëdijshme, por tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. "Aktualisht, gjendja shëndetësore e shtetasit Nuredin Dumani është e stabilizuar. Më datë 6 shtator 2025, ai u shoqërua nga IEVP “Jordan Misja” drejt urgjencës së QSUT “Nënë Tereza”, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Pas ekzaminimeve dhe konsultave me mjekë specialistë, ai u shtrua në Reanimacionin Qendror të QSUT-së me diagnozën: Gjendje stupor", thuhet në përgjigje për Dosje.al. Në reagim, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se është konsultuar me disa lloje mjekësh,...