Pse sot në Kuvend u betuan 138 deputetë?

Pse sot në Kuvend u betuan 138 deputetë?

Ne Kuvend u betuan sot vetem 138 deputetë. Kjo pasi Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy pjesë e listës së Partisë Social Demokrate (PSD) në zgjedhjet e 11 majit, kanë hequr dorë nga mandatet e deputetëve me heret. Doshi dhe Jorgo kanë kandiduar në listat e mbyllura të PSD-së në Shkodër. Ditën e sotme, është mbajtur seanca e parë parlamentare e këtij sesioni të ri, ku po betohen të gjithë deputetët e zgjedhur në 11 maj. Në korrik, PSD e Tom Doshit kërkoi djegien e mandateve të listës së mbyllur në Tiranë, kërkesë që u pranua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Ky vendim bëri që mandatin e PSD-së në Tiranë ta marrë kandidati më i votuar nga lista e hapur, Tedi Mula. Zevendesuesit e...