‘Trajneri i Muajit’/ Arne Slot në Premier League, Gvozdenoviç në Superiore

‘Trajneri i Muajit’/ Arne Slot në Premier League, Gvozdenoviç në Superiore

Në Shqipëri për herë të parë aplikohet çmimi; ‘Trajneri i Muajit’, i pari që e fiton atë është Ivan Gvozdenoviç i AF Elbasanit. Tekniku i Liverpulit Arne Slot është shpallur “Trajneri i Muajit” i Premier League për gushtin 2025. Holandezi i ka udhëhequr kampionët anglezë në një nisje të shkëlqyer, me tre fitore në po aq ndeshje. Të Kuqtë janë skuadra e vetme me një rekord të përsosur në ligën e parë angleze. Ata kanë fituar të tre takimet e para në kampionat: 4-2 kundër Bournemouth, 3-2 kundër Njukasëll dhe 1-0 kundër Arsenalit. Ky është çmimi i dytë i Slot, pas atij që mori në nëntor 2024. Çmimet e tjera të Premier League për këtë muaj janë për Lojtarin më të Mirë, i cili shkoi...