Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Maskara e Shkodrës, publikohet fotoja e armëve të autorit
Publikohet fotoja e armëve që policia i gjeti Ragip Gilës, autorit të dyshuar të atentatit në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tek autori një automatik dhe një pistoletë me fishek në fole, të cilat ai i përdori gjatë sulmit ndaj lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës. Autorit të dyshuar iu gjet edhe një jelek antiplumb si dhe një shishe me 1,5 litra benzinë, që do ta përdorte për djegien e mjetit tip “BMW”. Eksperti i sigurisë Faik Basha, duke komentuar modelin e pistoletës bën me dije: “Kjo pistoletë qëllon tek e tek, është armë ceke, nuk para gjendet në Shqipëri ky variant. Duket që është i importuar, është 9 mm. Në Çeki është përdorur...