Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Sokrat Habilaj: Dashuritë nuk vdesin kurrë me thinja…
Sokrat Habilaj Poezi nga Sokrat Habilaj Më thua: – Kur të kalojnë ca dekada,Natyrisht s’do të jem kjo që jam sot.Unë do mbulohem e tëra me brazda,E në heshtje do të fsheh një pikë lot. Po s’më thua se ndoshta dhe atëherë,Ty kurrë nuk do të pyes: – Si ishe dje?Sa kohë ai lot do vazhdojë të të bjerë,Ti prapë do më jesh, më e bukur se je! Më thua: – Të gjithë kur janë për të ikur,Në fillim marrin një imazh prej dheu.E do tresë nurin tim, si një qiri i fikur,Që të hezitosh të më thuash, “ktheu”! Po s’më thua se dhe nëse njeriu vdes,Ka dhe gjëra që nuk ndryshojnë linja.Sa kohë shpirtin e kemi ndarë në mes,Dashuritë nuk vdesin kurrë me thinja....