Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD, është agresive”/ Nisja e sesionit parlamentar, reagon Malaj: I duhet një ndryshim radikal
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj komentoi sot lidhur me situatën e Partisë Demokratike, në këtë nisje të sesioneve paralamentare. Në një dalje televizive, Malaj tha se PD ka zgjedhur agresivitetin që në seancën e parë. Malaj u shpreh se PD-së i duhet një ndryshim radikal, që të mund të zgjerojë mbështetjen publike, por edhe të bëhet më konkurruese. Arben Malaj: “Te PD shqetësimi im i parë është agresiviteti. Duket që ka zgjedhur që në seancën e parë një kopje të keqe. Në këtë aspekt ata kanë nevojë për një ndryshim radikal. Nëse nuk arrijë të zgjerojnë mbështetjen publike, që nuk është e lehtë, por nuk është e pamundur, nëse nuk zgjerohen në tërësinë e tyre, të përfaqësuesve, të politikave, të mbështetjeve, të aleancave brenda dhe...