Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Spektakël”/ ”Rama 4” dhe Parlamenti i ri, reagon ashpër analisti: Ministrat që emërohen e dinë përpara
Analisti, Genc Burimi në një intervistë televizive u shpreh se parlamenti i sotëm do të jetë vazhdimi i asaj që pamë. Genc Burimi: Çfarëdo emri që të vinte Rama, do komentohej. Ajo që më habiti ishte thjesht mënyra jo shumë tradicionale, klasike nga mënyra si kemi ne në perëndim të shpalljes së qeverive. Normalisht ministrat që emërohen e dinë përpara. Aty ishte si një lloj spektakli ku ministrat e merrnin vesh në moment që emëroheshin apo që hiqeshin nga puna dhe kjo i jepte publikut një lloj sikleti sepse kishte fytyra që gëzoheshin dhe fytyra që trishtoheshin. Për mendimin tim kjo i ul pak autoritetin atyre që janë emëruar. Dhe së fundmi ajo që më bëri përshtypje ishte përzierja e shumë statusve tek Rama. Foli...