Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Cybernews: Shqipëria do një ministër me IA, por a mundet një chatbot të udhëheqë?
Diella, ministrja virtuale që do të mbulojë prokurimet publike, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Një koncept i ri, i prezantuar për herë të parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ku u zbuluan emrat e kabinetit të ri të qeverisë. Nëse implementohet, kjo do të jetë hera e parë që një qeveri i jep një post zyrtare një IA, shkruan Cybernews. Më tej, artikulli parashtron dilemën. Vërtet, Diella nuk do të marrë ryshfet, por a do të mundet ajo të marrë përgjegjësi të plotë për vendimmarrjen apo thjesht do të ndihmojë qeverinë. Në shkrim, bëhet një përmbledhje e progresit të Diellës nga një mjet i thjeshtë pyetjesh e përgjigjesh në platformën e-Albania në një chatbot të Inteligjencës Artificiale, me avatarin e saj që mund të ndërveprojë me zë...