Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kthupi: Nëse Veliaj ankimon, Presidenti nuk dekreton dot datë për zgjedhje
Juristi Rezart Kthupi, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” të mesditës nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, komentoi çështjen e Bashkisë Tiranë pas propozimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. “Procedura është e tillë: Këshilli Bashkiak do të mblidhet për të marrë një vendim në lidhje me propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj. Këshilli i Ministrave do të mblidhet nga ana e tij për të marrë një vendim për shkarkimin e kryebashkiakut, që duhet të publikohet në Fletoren Zyrtare. Pasi publikohet nis afati për ankimimin e tij në Gjykatë Kushtetuese. Është afat 30-ditor. Nëse nuk ka ankimim, Presidenti i Republikës ka tagrin që të dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë. Por, nëse ka një ankimim në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti...