Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Dekreti i Ramës si përgjegjës për Diellën/ Bardhi: Republika po shndërrohet në palaçollëk
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mandatimin e kryeministrit Edi Rama si kryeministër në legjislaturën e re. Në dekret, në nenin 2, parashikohet se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për ngritjen dhe funsionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e quan dekretin qesharak dhe anti- kushtetues. “Karagjozllëqet e kryeministrit nuk mund të shndërrohen në akte juridike të shtetit shqiptar. Ushtar Bajrami po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk, siç është ai vetë”, shkruan Bardhi. Reagimi i plotë: Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai...