Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Trishtim i madh Parlamenti”, Strazimiri: Salla më keq se ç’e kisha lënë. Tragjikomedi
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” të mesditës nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, deklaroi se duke marrë parasysh zgjedhjet që janë zhvilluar në vendin tonë, seanca e parë e Parlamentit kaloi me më pak tensione sesa duhej të kishte. “Nuk flasim dot më për Parlament. Parlament është kur shoqëria ka votuar e lirë, pa presione. Raporti i OSBE/ODIHR-it ka treguar atë që thotë opozita. Vendosëm që të shkonim në Parlament sepse mos të shkosh në Parlament nuk është zgjidhje. Rama ka 83 vende dhe nëse nuk shkojmë as ne, ia lëmë edhe vendet e tjera duke e lënë të qetë të shkatërrojë jetën e shqiptarëve”, tha Strazimiri. Kur u pyet për ndjesinë e tij personale në...