Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Atdhedashuri…”, poezi nga Andi Bejtja
Atdhedashuri, poezi nga Andi Bejtja Në këtë vend ku dembelizmi është virtytKu ka fusha të gjera me veseDhe gënjeshtër me këmbë të gjatëUnë e kam lidhur historinë pas një gomari veshkurtërqë mund të jem unë ose vetë heroi ynë SkënderbeTë cilin Vatikani e kurdisi siç kurdiset një orë me zile,po akrepat i la të mbesin në shekullin e katërmbëdhjetëPo unë s’mërzitemAs ofendohem,Europës nuk i mbaj mëri.Vazhdoj të eci nëpër tym si një KostandinQë ngrihet nga varri dhe kujtohet se motër s’ka pasur kurrë;Duke mallkuar malet e larta krenarëQë ia marrin frymën detit, i bëhen ombrellë…Mos kërko nga unë të jem as Rozafë, as Skënderbe, as Kostandin.E shumta që mund të kërkoni nga unë është të jem Ismail Qemal,Të ngre flamurin kombëtar në xhep të pantollave...