Si do bëhet dekretimi i ministrit virtual, Presidenca sqaron procedurën

Si do bëhet dekretimi i ministrit virtual, Presidenca sqaron procedurën

Presidenca ka dhënë një përgjigje lidhur me kuadrin ligjor mbi të cilin do të bëhet dekretimi i ministrit virtual Diella, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Asamblesë së PS. Në përgjigje të interesit të mediave, Presidenca sqaron se Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhjet e 11 majit, PS. “Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme. Baza kushtetuese e dekretit ndodhet në rreshtin hyrës të tij. Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim. Sa i takon referencave për nenet...