Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, pranga 50-vjeçarit në Durrës

Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, pranga 50-vjeçarit në Durrës

Është arrestuar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi, 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin. Arrestimi i tij u bë në qytetin e Durrësit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Njoftimi i policisë: Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë...