Vuçiç për paradën ushtarake: Mesazh stabiliteti dhe paralajmërim për agresorët e mundshëm

Vuçiç për paradën ushtarake: Mesazh stabiliteti dhe paralajmërim për agresorët e mundshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se parada ushtarake në Beograd nuk ka të bëjë fare me ngjarje të ditës, siç pretendojnë disa përfaqësues të opozitës. “Është një dëshirë e jona për të shënuar një festë kombëtare dhe për të treguar se sa shumë ka përparuar ushtria. Njerëzit të shohin se në çfarë kemi investuar para dhe sa më e fortë është Serbia se dje. Të shohin se mund të ndihen të sigurt”, tha Vuçiq më 12 shtator. Parada e Ushtrisë së Serbisë, e quajtur “Forca e Unitetit”, do të mbahet më 20 shtator. Ajo vjen në kohën kur Serbia përballet me protesta masive antiqeveritare, të nxitura nga vdekja e 16 personave në një aksident në Novi Sad, dhjetë muaj më parë. Një pjesë e...