Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Durrës
Një 50-vjeçar i identifikuar si Nerim alias Ardit Mexhit Taci alias Klosi është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim në vitin 2022 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat që i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit: N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në...