Ekspozita 4 mln euro, automjetet e rralla të koleksionistëve italianë në Gjirokastër

Ekspozita 4 mln euro, automjetet e rralla të koleksionistëve italianë në Gjirokastër

20 automjete prodhim i fillimit dhe mesit të shekullit të kaluar, në pronësinë e koleksionistëve italianë, u ekspozuan në zonën historike. Mjetet e rralla me vlerë gati 4 milionë euro tërhoqën qindra vizitorë dhe turistë që kishin udhëtuar enkas për ti parë. Me pjesëmarrjen e pilotëve nga Shqipëria dhe Italia, ky aktivitet shënoi një event ndryshe në kalendarin e vjeshtës. “Ndodhemi këtu në Shqipëri për një tur 10-ditor për të njohur vendin tuaj. Unë personalisht disponoj një makinë të tillë të vitit 1954 dhe ishte kënaqësi e veçantë që e prezantova në këtë aktivitet”, tha një vizitore italiane. “Disponoj një automobil tip ‘Fiat Topolino’ të vitit 1950, e kemi trashëgimi në familje nga babai, kjo makinë ka qenë pjesë e jetës sime dhe ishte një...