Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Presidenti Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë, takimi në Presidencë
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka dekretuar Edi Ramën, kryetari i PS- së dhe kryeministër në detyrë i Shqipërisë, si kryeministër i vendit pas fitores së zgjedhjeve të 11 maj 2025 dhe certifikimit nga KQZ. Dekretimi vjen pak orë pasi ka zhvilluar mbledhjen e parë Kuvendi i Shqipërisë, i cili në orën 17.00 mblidhet sërish për të vijuar me njohjen e vlefshmërisë së mandateve dhe deputetëve dhe betimin e tyre. Në Presidencë, kryeministri Rama ka dërguar edhe emrat e ministrave të qeverisë së re, të cilët pritet të dekretohen brenda ditës së sotme nga Begaj. Programi i qeverisë dhe kabineti i ri qeveritar, do të paraqiten në Kuvend, ku do të marrin votbesimin e deputetëve. Në vijim, ata do të bëjnë betimin në Presidencë, për...