Procesi i përditësimit të zonifikimit arkeologjik dhe rregullorja e administrimit, specialistët inspektim në Apoloni

Procesi i përditësimit të zonifikimit arkeologjik dhe rregullorja e administrimit, specialistët inspektim në Apoloni

Parku kombëtar arkeologjik i Apolonisë është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të qarkut të Fierit e më gjerë, ku u zhvillua dhe një inspektim nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Në kuadër të procesit të përditësimit të zonifikimit arkeologjik dhe hartimit të rregullores së administrimit për parkun arkeologjik të Apolonisë, specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me specialistët e parkut, realizuan një inspektim në terren, i cili konsistoi në: Dokumentimin fotografik të zonës arkeologjike; Hartografimin përmes marrjes së koordinatave në terren; Identifikimin dhe pozicionimin në hartë të zonave me potencial arkeologjik. Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ky proces synon mbrojtjen dhe menaxhimin e një prej siteve më të rëndësishme arkeologjike dhe historike në Shqipëri, duke...