Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

Presidenti Bajram Begaj mandatoi sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama për formimin e qeverisë së re. Presidenti Begaj dorëzoi dekretin e mandatimit tek Rama mesditën e sotme në Presidencë. Në dekretin e Presidentit, thuhet se Edi Rama emërohet Kryeministër i Shqipërisë. dekret gjithashtu thuhet se Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”. Sipas procedurave, sekretari i Përgjithshëm i PS-së dërgon emrin e kryeministrit. Më pas është kryeministri që paraqet emrat e kabinetit të ri në Presidencë. Pasi Presidenti merr kërkesën, ka 6 ditë kohë për të bërë dekretimin. Kryeministri gjithashtu do t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e qeverisë së re dhe programin qeverisës. Pas votëbesimit, kabineti qeveritar do të shkojë për dekretim dhe betim tek Presidenti. Mëngjesin...