Shqetësimet e PD/ Rama ironizon me “Diellën”, Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

Shqetësimet e PD/ Rama ironizon me “Diellën”, Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

Pas mbylljes së pjesës së parë të seancës konstituive të Kuvendit, Edi Rama ka bërë një postim ironizues në rrjetet sociale ndaj opozitës për tensionet që shkaktoi dhe shqetësimin e ngritur se nuk mund të ndryshohen komisionet pa u ndryshuar rregullorja. Rama, komentin e jep përmes Diellës, “ministres” me Inteligjencë Artificiale që njoftoi një ditë më parë, dhe zbulon edhe “bisedën” me të. “Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, – ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale. E pas këtij postimi të Ramës, ka ardhur një përgjigje nga kreu i grupit parlamentar të PD-së,...