Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diella “bën namin” në mediat e huaja: Shqipëria emëron ‘ministren’ e parë në botë të gjeneruar nga AI
Diella, “ministrja” virtuale e kabinetit të ri qeveritar, është bërë lajm botëror. Zgjedhja e kryeministrit Edi Rama për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë. Pas Politicos, ka shkruar edhe The Guardian, duke cituar fjalën e kreut të qeverisë gjatë Asamblesë së PS-së se Diella do të jetë e ngarkuar me prokurimin publik në një përpjekje për të ulur korrupsionin. “Diella, anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale, do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”, tha...