Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
FOTO/ Çfarë nuk u pa nga seanca e parë në Kuvend: Shall me sharje, deputetë me paterica dhe vështrimi i Ramës ndaj Berishës
Starton legjislatura e re në Kuvend: Vëmendje për deputetët debutues dhe tensione në fund të seancës Kjo e premte, më 12 shtator, shënoi nisjen e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Shqipërisë, me praninë e plotë të 140 deputetëve të rinj. Ndër ta, 72 ligjvënës u ulën për herë të parë në sallën plenare, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Mes pamjeve të publikuara nga LSA, spikatën disa deputete të reja që morën vëmendjen për stilin e tyre. Sara Mile u shfaq me një shall të veçantë, ku ishin “pikturuar” sharjet që kishte marrë gjatë fushatës, duke e kthyer në simbol qëndrese personale. Marjana Koçeku, një tjetër emër i komentuar, u pa me një model të ri flokësh. Ndërkohë, ndryshe nga shumë kolege që...